Ministria e Drejtësisë është mikpritëse e ekipit të ekspertëve të GRECO-s

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Ministria e Drejtësisë është mikpritëse e ekipit të ekspertëve të GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) pranë Këshillit të Evropës, i cili nga 2 deri më 6 nëntor 2026 po qëndron në vend.

Vizita realizohet në kuadër të raundit të gjashtë të vlerësimit të GRECO-s, i cili i kushtohet parandalimit të korrupsionit dhe promovimit të integritetit në nivel lokal.

Në kuadër të procesit të vlerësimit, ekipi i ekspertëve do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve kompetente dhe aktorë të tjerë relevantë, me qëllim të vlerësimit të mekanizmave ekzistues antikorrupsion, identifikimit të sfidave dhe përcaktimit të mundësive për avancimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë thekson rëndësinë e bashkëpunimit me GRECO-n dhe Këshillin e Evropës në drejtim të forcimit të integritetit institucional, transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit.

artikuj të ndërlidhura