Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive koordinon aktivitetet për 22 dhe 28 nëntorin, mbahet takim me institucionet relevante

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor Zhurnal.mk – Sot, në ambientet e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, u mbajt një takim i frytshëm me përfaqësues të institucioneve relevante, ku u diskutua për koordinimin dhe bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve për festat e nëntorit.

Në fokus të takimit ishte shënimi dinjitoz i Ditës së Alfabetit, 22 Nëntorit, dhe Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, festa që bashkojnë shqiptarët dhe promovojnë identitetin, gjuhën dhe unitetin kombëtar.

Aktivitetet do të realizohen me synimin për të ruajtur, promovuar dhe përcjellë te brezat e rinj vlerat kombëtare dhe trashëgiminë kulturore shqipëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër