Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Nga D V
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë përfunduar shkollën e mesme dhe janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Kandidatët duhet t’i plotësojnë gjithashtu kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore të përcaktuara në konkurs.

Sipas Ministrisë, kjo u ofron të rinjve mundësi për të ndërtuar karrierë ushtarake dhe për t’u arsimuar në një prej akademive më prestigjioze në SHBA.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është hapur më 24 gusht dhe do të përfundojë më 7 shtator 2026.

Procedurat e aplikimit, kriteret dhe hollësitë rreth procesit të përzgjedhjes janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër