PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Prishtinës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Nga D V
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, raporton Ekonomia Online

Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër