Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhuroi 50.000 litra ujë të pijshëm për qytetarët e Gostivarit

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të reagimit të koordinuar institucional ndaj krizës së furnizimit me ujë, ka siguruar urgjentisht një donacion prej 50.000 litrash ujë të pijshëm për banorët e Komunës së Gostivarit.

Sot në Gostivar ka mbërritur kamioni i parë nga dy të planifikuar, me sasitë e para të ujit falas. Shpërndarja synon të plotësojë drejtpërdrejt nevojat bazë të popullatës gjatë kohës që zgjasin masat dhe rekomandimet e shërbimeve kompetente.

Ministria mbetet në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante dhe po e ndjek me kujdes situatën në terren.

“Kur qytetarët përballen me sfida serioze, reagojmë shpejt, me përgjegjësi dhe solidaritet. Me këtë donacion japim një kontribut konkret në tejkalimin e gjendjes dhe dërgojmë një mesazh të qartë: institucionet janë krah për krah me qytetarët sa herë që është e nevojshme”, deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkovik.

Me këtë veprim të shpejtë dhe konkret, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale edhe një herë e konfirmon rolin e saj si partner i sigurt i të gjitha komunave – e gatshme, në kohë dhe me vendosmëri të reagojë përmes mbështetjes institucionale dhe angazhimit të drejtpërdrejtë në tejkalimin e çdo sfide të jashtëzakonshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër