Ministria sinjalizon për rritje të porosive mashtruese nga Filipina për kinse shkelje rregullash trafiku

Nga D. V.
702 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 04 Maj, Zhurnal.mk – Ministria e punëve të brendshme sot sinjalizoi se qytetarëve të vendit ditëve fundit nga një numër telefoni nga Filipinet po u dërgohen porosi mashtruese për kinse shkellje të rregullave të komunikacionit dhe po u kërkojnë pagesa.

“Sektori i Krimit Kompjuterik i Byrosë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme njofton publikun se ditët e fundit ka pasur një rritje të dukshme të rasteve ku individë të panjohur u dërgojnë mesazhe përdoruesve maqedonas nga një numër telefoni i huaj +639606963624, duke pretenduar se është regjistruar një shkelje e rregullave të trafikut dhe duke kërkuar pagesë përmes kartës së kreditit në një faqe interneti mashtruese http://mvr.govmk.cam/mk,” komunikoi ministria duke i ftuar qytetarët që të mos bien në këtë grackë të mashtruesëve.

“Mashtrimi funksionon në një mënyrë të tillë që, pasi individët klikojnë në lidhjen e dhënë në mesazh, ai i çon në një faqe interneti të rreme të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku u kërkohet të fusin targën e automjetit të tyre dhe më pas i ridrejton në një dritare të re që tregon një shkelje të regjistruar, duke kërkuar një pagesë prej 1500 denarësh për të,” sqaroi ministria në komunikatë.

“Ne i nxisim qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga një faqe interneti jolegjitime e Ministrisë, as të japin informacionin e tyre personal dhe të dhënat e kartës së kreditit, të cilat më pas bëhen shënjestra për keqpërdorim,” tha ministria.

Ministria po ashtu u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive që të “mos hapin lidhje të dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, në mënyrë që të shmangin rënien pre e mashtrimeve të tilla.”/Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër