Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s, Kusari-Lila: Arritje e madhe, pa UNMIK në proces

Nga D. V.
59 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të rëndësishme për vendin, duke nënvizuar se për herë të parë ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës pa përfshirjen e UNMIK.

“Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, edhe të paraardhëses sime zonjës Rozeta Hajdari, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër