Prishtinë, 20 prill Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, që kishte ndodhur në shtator të vitit 2023, raporton Ekonomia Online.
Ai arrestim e tij e ka cilësuar hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për rastin.
“Gjithashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara dhe drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtori… dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq dhe grupi i tij në tërësi vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.
