Miss Izrael-i akuzoi gruan e Zohran Mamdanit se ishte e pasjellshme me të

Nga D. V.
336 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Miss Izrael-i, Melanie Shiraz, ka pretenduar se ka pasur një takim të rastësishëm me Rama Duwaji, bashkëshorten e Zohran Mamdanit, në një kafene në Brooklyn dhe se ajo ndryshoi sjellje sapo mësoi se Melanie ishte izraelite.

Sipas rrëfimit të saj për New York Post, Melanie ndodhej në New York për një aktivitet në konsullatën izraelite.

Më pas, në kafene, ajo thotë se Rama ishte ulur pranë saj dhe takimi fillimisht nisi në mënyrë miqësore.

Melanie tregon se fillimisht të dyja qeshën, por më pas Rama u tërhoq nga kuadri dhe i tha diçka, ndërsa më pas sipas saj ‘ndryshoi ton’ dhe nuk donte më të qëndronte pranë apo të vazhdonte bisedën.

Ajo pretendon se i tha Ramas se ishte Miss Izraeli, dhe pikërisht në atë moment Rama i kërkoi falje dhe e pyeti nëse po e xhironte videon, duke shtuar se nuk dëshironte të ishte pjesë e saj apo të vazhdonte komunikimin.

Melanie thotë gjithashtu se i ka shprehur mendimin për disa deklarata që Rama, sipas saj, ka bërë online, duke theksuar se është e rëndësishme të ketë dialog ku ‘nuk dehumanizohet pala tjetër’.

Ajo pretendon se Rama e injoroi dhe më pas refuzoi të fliste me të, pavarësisht se siç thotë Melanie Rama ka reaguar publikisht ndaj komenteve që ajo i konsideron problematike.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër