Marija Miteva: 35-vjetori i pavarësisë do të shënohet me manifestim të madh kulturor kombëtar

Nga D. V.
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk –  Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në një konferencë për media njoftoi se këtë vit Maqedonia do të shënojë 35-vjetorin e pavarësisë së shtetit me një projekt të madh kulturor dhe shtetëror, i cili synon të lërë gjurmë afatgjate në historinë kulturore të vendit.

Sipas saj, jubileu paraqet një moment historik që kërkon qasje me dinjitet, vizion dhe përgjegjësi, përmes kulturës, artit dhe shprehjes bashkëkohore kombëtare.

“Këtij jubileu të madh shtetëror i nevojitet një projekt reprezentativ dhe me rëndësi afatgjate. Një projekt që nuk do të jetë vetëm një ngjarje, por një manifestim kulturor kombëtar i nivelit më të lartë, me ambicie për të lënë vlerë të qëndrueshme dhe gjurmë të fuqishme në historinë kulturore të Maqedonisë”, deklaroi Marija Miteva.

Ajo theksoi se synimi i Qeverisë është që shënimi i përvjetorit të ketë peshë shtetërore, qasje moderne kulturore dhe produksioni, si dhe njohje ndërkombëtare.

Në kuadër të programit, nga korriku deri në shtator do të organizohen më shumë aktivitete kulturore në disa qytete të vendit, ndërsa ngjarja qendrore do të mbahet më 8 Shtator. Miteva bëri të ditur se detajet për ngjarjet do të prezantohen etapikisht së bashku me AVALON Production.

Sipas saj, një nga elementet kryesore të projektit është decentralizimi dhe përfshirja, me qëllim që kultura të arrijë te të gjithë qytetarët përmes formave të ndryshme artistike dhe aktiviteteve në më shumë qytete.

“Besojmë se si Maqedoni kemi kapacitet të krijojmë ngjarje me vlerë serioze produksioni, me emocion të fortë dhe me mesazh kulturor që do të mbetet i kujtuar edhe jashtë kufijve tanë. Kjo është përpjekja jonë për të lënë gjurmë për gjeneratat që vijnë”, tha Marija Miteva.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër