Miteva prezanton Komitetin e ri Ekzekutiv të Unionit të Grave të VMRO

Nga Xh M
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik Zhurnal.mk – Kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, njoftoi se është konfirmuar përbërja e re e Komitetit Ekzekutiv të organizatës. Elena Ivanovska është zgjedhur sekretare e përgjithshme, ndërsa Ane Lashkoska dhe Lençe Neloska janë zgjedhur nënkryetare.

Miteva vlerësoi se ekipi i ri përfaqëson “energji të re dhe potencial të fuqishëm kadrovik”, i përbërë nga gra me përvojë të pasur profesionale, akademike, shoqërore dhe politike.

“Besoj fuqishëm te këto gra me përvojë të pasur profesionale, akademike, shoqërore dhe politike.

Elena Ivanovska është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e Unionit të Grave. Ajo është anëtare shumëvjeçare e partisë me përvojë të gjerë profesionale dhe aktualisht ushtron detyrën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ane Lashkoska dhe Lençe Neloska janë zgjedhur nënkryetare të Unionit të Grave.

Lashkoska është ish-deputete, ndërsa që nga viti 2024 mban postin e zëvendësministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Neloska është mjeke specialiste e dermatologjisë me përvojë shumëvjeçare në sektorin shëndetësor dhe aktualisht është drejtoreshë e Entit Gerontologjik në Shkup.

Anë të Komitetit Ekzekutiv janë emëruar edhe:

Ana Durlovska, artiste e njohur operistike me karrierë ndërkombëtare;
Mirela Vasileva, specialiste e dermatovenerologjisë dhe pedagoge universitare;
Ana Shutinovska Lazarevska, gazetare dhe profesioniste e komunikimit publik;
Ljupka Stefanovska, etnokoreologe, koreografe dhe docente në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip;
Marija Karapançeva, magjistre për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe këshilltare në Zyrën e Kryeministrit;
Andrea Gjoshevska, juriste dhe këshilltare ligjore në Zyrën e Kryeministrit;
Nadica Andreeva, politologe dhe këshilltare për komunikim dhe marrëdhënie me publikun në Kabinetin e Kryeministrit;
Ruzhica Nikollovska, avokate dhe magjistre e së drejtës penale;
Daniela Dimovska, drejtore e Agjencisë për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrësi – INOVA;
Elena Koçoska, ekonomiste dhe eksperte për politika publike dhe të drejtat e njeriut;
Irena Aleksioska Papestiev, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, drejtoreshë e Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë;
Mare Bogeva Micovska, drejtore e Byrosë për Furnizime Publike;
Natasha Janusheva, pedagoge dhe drejtoreshë e kopshtit të fëmijëve “Dimçe Mirçev” në Veles;
Biljana Kuzmanoska, deputete dhe ekonomiste;
Ivana Lazarevska, punonjëse sociale dhe udhëheqëse në ADISSDP – Kumanovë;
Dijana Ilievska, deputete dhe profesoreshë e arsimit fillor;
Dragana Arsova, juriste dhe deputete;
Katerina Dimitrovska, menaxhere e burimeve njerëzore dhe deputete;
Aneta Markovska Ilievska, muzikologe dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit;
Daniela Trpeska, ekonomiste dhe udhëheqëse e shërbimit rajonal të Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Gostivar;
Marija Naceva, kryetare e Komunës së Negotinës;
Beti Stamenkoska Trajkoska, kryetare e Komunës së Kisella Vodës;
Natalija Dimitrieva, kryetare e Komunës së Demir Kapisë.

“Besoj fuqishëm te secila prej tyre!

Unioni i Grave i VMRO-DPMNE-së mbetet i përkushtuar në krijimin e mundësive për pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën publike dhe politike, nxitjen e lidershipit, mbështetjen e ndërsjellë dhe përfshirjen aktive në proceset që kontribuojnë në zhvillimin e shtetit dhe të VMRO-DPMNE-së, me qëllim krijimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët”, shkroi Miteva.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër