Mjegull në disa akse rrugore

Nga B.M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 janar – Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në aksin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë, deri në 100 metra në akset rrugore Dellçevë – Makedonska Kamenicë  dhe Katllanovë – Veles dhe nga 100 deri në 150 metra në akset rrugore Gradsko – Negotinë dhe Negotinë – Demir Kapi, informon LAMM.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.  

 Për shkak të prostës janë bllokuar disa vendkalime kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër