Moment historik në NBA: LeBron James dhe djali i tij asistojnë njëri-tjetrin

Nga D. V.
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

LeBron James (41 vjeç) dhe djali i tij Bronny (21 vjeç) vazhdojnë të shkruajnë faqe të jashtëzakonshme në historinë e NBA. Në fitoren 119:103 të Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors, familja James vendosi një tjetër rekord unik.

Asistimi i parë zyrtar i një djali për një baba në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë u regjistrua në ndeshjen e lartpërmendur.

Ky moment historik ndodhi në fund të çerekut të parë. Me 51 sekonda të mbetura në çerekun e parë, Bronny James e lexoi në mënyrë brilante qëllimin e kundërshtarit, e kapi pasimin dhe e fitoi topin.

Ai e drejtoi menjëherë topin drejt të atit, i cili ishte tashmë në një vrap të plotë drejt koshit të Warriors. LeBron kaloi gjysmën e fushës me lehtësi dhe e përfundoi aksionin me një “ngulitje”, duke shkaktuar një shpërthim entuziazmi në stolin e Lakers, por edhe midis tifozëve të basketbollit në tribuna.

Në anën tjetër, LeBron e asistoi Bronnyn në çerekun e tretë kur kishin mbetur edhe rreth një minutë e gjysmë lojë, me djalin që shënoi një trepikësh.

Por, le t’ju kujtojmë se rasti i kundërt ishte regjistruar më parë kur LeBron asistoi Bronnyn për një trepikësh më 28 mars në një ndeshje kundër Brooklyn Nets. Ishte momenti kur u regjistrua asistimi i parë baba-bir në historinë e ligës, dhe tani James është pronari krenar i të dy rekordeve unike.

Ndryshe, LeBron James përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 11 asistime dhe 8 kërcime në 32 minuta të kaluara në fushë. Nga ana tjetër, Bronny James shënoi 10 pikë, me 3 asistime dhe 2 topa të vjedhur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër