Momenti kur ylli i PSG-së u vu në siklet teksa po intervistohej, gruaja e tij nuk pushonte duke e telefonuar

Nga D. V.
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ylli i Paris Saint-Germain, Vitinha u vu në siklet gjatë kohës sa jepte deklarata për gazetarët pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut, pasi gruaja e tij po e telefononte vazhdimisht dhe nuk po ndalej.

Tifozët e futbollit patën mundësinë të shijonin një përballje spektakolare midis PSG dhe Bayern Munichut në Paris, në të cilën kampionët në fuqi të Evropës fituan 5-4. Ndeshja me siguri do të përflitet për një kohë të gjatë dhe shumë e konsiderojnë atë një nga më të mirat në historinë e Ligës së Kampionëve.

Parisienët kanë për çfarë të pendohen, pasi po udhëhiqnin 5-2 në mes të pjesës së dytë, por Bayerni arriti të shënonte dy gola dhe të rikthehej në lojë.

Pas ndeshjes, disa lojtarë bënë deklarata, dhe mesfushori portugez Vitinha u shfaq gjithashtu para kamerave.

Megjithatë, ndërsa mesfushori i PSG-së po jepte deklaratën e tij, ndodhi një situatë interesante. Telefoni i Vitinhas vazhdonte të binte ndërsa ai përpiqej të përmblidhte përshtypjet e tij për duelin spektakolar.

Portugezi i injoroi thirrjet për njëfarë kohe, pastaj mori celularin dhe u tregoi gazetarëve se kush po e telefononte me kaq këmbëngulje.

“Më falni, më falni. Po më telefonon gruaja ime. Mendoj se kam qenë këtu më gjatë seç duhej”, tha Vitinha me një buzëqeshje.

Pas kësaj, gazetarët i thanë se mund të largohej dhe nuk e pyetën më tej. Ndeshja e kthimit midis Bayernit dhe PSG-së do të luhet të mërkurën e ardhshme në Allianz Arena, duke filluar në orën 21:00, pas së cilës do të marrim përgjigjen se kush do të kalojë në finale. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër