708
Shkup, 26 korrik Zhurnal.mk – “Shpronësimi është kryer 100 për qind. Sot jemi në një fazë kur kemi 75 për qind realizim të nyjës rrugore dhe ashtu siç kam premtuar deri në fund të vitit kjo pjesë do të përfundojë tërësisht. Bëhet fjalë për projekt kompleks, i cili ka 2 kilometra mur mbështetës, korsi për këmbësorë dhe biçikleta. Punohet në 5 ura, të fundit janë në faze përfundimtare”, deklaroi Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
