Tiranë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Prej orëve të mesditës deri pasdite në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje dhe malësitë e zonës së jugut reshet hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 16/32 | Diell re |
| Kukës | 17/31 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/30 | Diell re |
| Dibër | 14/30 | Diell re shi |
| Durrës | 18/32 | Diell re |
| Tiranë | 18/33 | Diell re |
| Elbasan | 17/33 | Diell re |
| Berat | 13/32 | Diell re |
| Vlorë | 16/30 | Diell re |
| Korçë | 13/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/32 | Diell re shi |
| Sarandë | 19/30 | Diell re |
