Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

Nga D. V.
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 11/25 Diell pak re
Kukës 8/22 Diell pak re
Lezhë 10/24 Diell pak re
Dibër 8/22 Diell pak re
Durrës 11/25 Diell pak re
Tiranë 12/26 Diell pak re
Elbasan 11/24 Diell pak re
Berat 10/26 Diell pak re
Vlorë 10/24 Diell pak re
Korçë 7/21 Diell pak re
Gjirokastër 7/25 Diell pak re
Sarandë 11/24 Diell pak re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër