Mot i kthjellët, ulje e temperaturave në mëngjes dhe mbrëmje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 tetor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje të territorit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/12 Diell pak re
Kukës 7/17 Diell re
Lezhë 9/17 Diell pak re
Dibër 2/13 Diell re
Durrës 8/18 Diell
Tiranë 8/18 Diell
Elbasan 6/19 Diell re
Berat 4/19 Diell pak re
Vlorë 7/17 Diell
Korçë 3/12 Diell re
Gjirokastër 3/17 Diell re
Sarandë 7/18 Diell pak re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër