Tiranë, 28 tetor, Zhurnal.mk – Ekipi mjekësor i Kirurgjisë Infantile në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i drejtuar nga Prof. Dritan Alushani, ka realizuar ndërhyrjen kirurgjikale për korrigjimin e një anomalie të lindur të traktit urinar te një vogëlushe 2-vjeçare, e ndjekur që nga periudha e shtatzënisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu tha se kjo ndërhyrje është një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve tona mjekësore për kujdes të specializuar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve të vegjël.
Prof. Dritan Alushani tha se “një vajzë e vogël e cila ka një anomaloi të lindur q është diagnostikuar para lindjes. U ndoq pas lindjes vazhdonte me një anomali në fshikëzën e urinës, e cila formon një kist të madh, problemi në këtë rast ishte shumë i madh sa ishte kisti, ishte pak a shumë sa ishte edhe fshikëza e urinës”.
“Sfida ishte që duhet të heqësh atë që praktikisht është anomali duhet të lësh edhe inde të mjaftueshëm që nesër pasnesër të ketë fshikzë urine të papërshtatshme që mund të jetojë për gjithë jetën. Ndërhyrje zgjati 3-4 orë dhe shkoi shumë mirë”, tha Alushani.
