Mot i ndryshueshëm me vranësira me borë të kohëpaskohshme

Nga admin
323 e lexuar

Shkup, 20 janar  – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej minus 12 deri në minus 2, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin prej minus 2 deri 8 gradë. 

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të bien deri në minus 7, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 6 gradë. 

Në fund të ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të kohëpaskohshme të borës. Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa të premten do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira mesatare me periudha dielli. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Nga e shtuna, së pari në pjesët perëndimore, ndërsa pastaj kudo, përsëri priten reshje të shiut dhe borës. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër