Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriut ndërsa në relievet e tjera kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Reshjet në formën e shtrëngatave do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera – herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/24 | Diell re shi |
| Kukës | 13/21 | Diell re shi |
| Lezhë | 15/23 | Diell re shi |
| Dibër | 12/21 | Diell re shi |
| Durrës | 15/22 | Diell re |
| Tiranë | 16/25 | Diell re shi |
| Elbasan | 16/25 | Diell re shi |
| Berat | 15/26 | Diell re |
| Vlorë | 16/24 | Diell re |
| Korçë | 10/21 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/24 | Diell re |
| Sarandë | 16/24 | Diell re |
