Mot me vranësira si dhe alternime kthjellimesh

Nga D. V.
207 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 prill Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut si dhe malësitë e zonës së qendrës dhe jug. Në relievet e larta malore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/24 Diell re shi
Kukës 11/19 Diell re shi
Lezhë 15/24 Diell re shi
Dibër 10/21 Diell re shi
Durrës 12/25 Diell re
Tiranë 16/26 Diell re
Elbasan 13/26 Diell re shi
Berat 15/26 Diell re shi
Vlorë 15/25 Diell re
Korçë 8/18 Diell re shi
Gjirokastër 12/24 Diell re shi
Sarandë 15/25 Diell re

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër