Moti sot

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 nëntor Zhurnal.mk – Sot moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Temperaturat minimale do te jen 2 deri 9 gradë, ndërsa maksimalet 15 deri 22 gradë. Në orët e mëngjesit priten herë pas here reshje shiu, ndërsa më vonë do të ketë periudha me diell dhe erë të përforcuar. Në ditët në vijim temperaturat do të bien gradualisht, ndërsa nga e hëna në male pritet edhe borë.

Në mëngjes dhe paradite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore të vendit.

Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen dhe moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi, e cila në pjesët perëndimore herë pas here do të përforcohet dhe do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Në Shkup, herët në mëngjes ka mundësi për shi të dobët. Temperatura e mëngjesit do zbres deri 6 gradë ndërsa gjatë ditës do të arrij 19 gradë. Gjatë ditës priten periudha me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Në ditët në vijim moti do të jetë i paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të ulen gradualisht.

Reshje të reja shiu priten të dielën dhe të hënën. Me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu, moti do të ftohet dukshëm.

Të hënën pasdite, në zonat malore shiu do të kalojë në borë, duke shënuar fillimin e një periudhe më të ftohtë.

Nga e marta pritet stabilizim i motit, por temperaturat do të mbeten më të ulëta.

Edhe pse reshjet gradualisht do të pushojnë, ajri i ftohtë do të vazhdojë të qëndrojë. Kështu, java e ardhshme e punës do të nisë me mot tipik të vonë vjeshte.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër