Tiranë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite, kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit. Në periudha afatshkurta priten vranësira në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
