Moti sot i paqëndrueshëm me stuhi, erë të fortë dhe mundësi për breshër

Nga B.M
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 maj, Zhurnal.mk – Drejtoria për Punë Hidrometeorigjike njofton se gjatë ditës së sotme moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në shumë rajone.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, në disa zona proceset atmosferike pritet të intensifikohen dhe të marrin karakter stuhish. Lokalisht priten rrebeshe më të rrëmbyeshme shiu, ku sasia e reshjeve mund të kalojë mbi 20 litra për metër katror, ndërsa era mund të arrijë shpejtësi mbi 70 kilometra në orë. Po ashtu, ekzistojnë kushte edhe për paraqitje të breshërit.

Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin nga 6 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 17 deri në 23 gradë.

Edhe në Shkup pritet mot i paqëndrueshëm dhe me vranësira, i shoqëruar me rrebeshe shiu, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura në kryeqytet do të lëvizë nga 10 deri në 21 gradë Celsius.

Autoritetet apelojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në hapësira të hapura, për shkak të mundësisë së stuhive të fuqishme dhe erërave të forta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër