Moti të mërkurën i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë përgjatë bregdetit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 23/40 Diell
Kukës 17/38 Diell re
Lezhë 22/40 Diell
Dibër 18/38 Diell
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 25/40 Diell
Elbasan 23/40 Diell pak re
Berat 21/41 Diell
Vlorë 24/38 Diell
Korçë 19/35 Diell
Gjirokastër 19/41 Diell pak re
Sarandë 25/37 Diell

artikuj të ndërlidhura