Moza flet për partnerin me origjinë nga Polonia, është disa vite më i ri

Nga D. V.
207 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mimoza Ahmeti, e cila tashmë është pjesë e Ferma VIP 3, ka ndarë me publikun dhe banorët një histori mjaft të ndjerë dhe të veçantë nga jeta e saj personale.

Gjatë një bisede të sinqertë me Ervinin, ajo ka folur për partnerin e saj, një djalë me origjinë nga Polonia, i cili është disa vite më i ri se ajo.

“Kam marrë një shtëpi me qira në Sauk. Shtëpinë time e kam dhënë me qira që të fitoj ndonjë lek më shumë për atë, të sëmurin”.

 Foto: Instagram

“Është një sakrificë që e kam bërë për dashurinë. Ai s’ma ka shpërblyer fare, është shumë i egër”, theksoi tutje.

Gjatë bisedës, ndau edhe momentin kur u njohën.

Mimoza tregoi se djali ishte një ndjekës i saj në Facebook dhe i shkruante prej vitesh.

“Po kishte nja dy-tre vjet që më shkruante në Facebook. I thashë, ‘ç’ne ke unë ti?’ Ai nuk dinte asnjë fjalë shqip, fliste anglisht. I përktheja ato shkrimet e tua automatikisht tha dhe mendova ‘tek kjo grua mund të gjej diçka’. Kur erdhi i thashë unë ‘po çfarë të bëj unë me ty, ti je shumë i ri’, ‘më vonë’ tha, ‘do e marrësh vesh që jam më plak se ty’. Kam shumë momente me të, ndaj nuk ndahem dot”, shtoi në fund.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër