Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reperi i njohur kosovar Mozzik, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mozzik ka theksuar se i përket një brezi më të ri dhe se një nga dëshirat e tij do të kishte qenë të ishte në moshën e tyre gjatë luftës, për t’u rreshtuar përkrah UÇK-së.
Ai ka shkruar se në prag të vendimit nuk ka gjumë, por ‘ethe, shpresë dhe besim’, teksa e ka cilësuar vendimin si historik.
Foto: Instagram
Reperi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan UÇK-së dhe luftuan për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Mozzik (pa ndërhyrje):
“Unë jam pjesë e një brezi shumë më të ri se ju, luftëtarë të UÇK-së, dhe njëra ëndërr e mia do të ishte të kisha qenë në moshën tuaj në ato kohë, për t’u rreshtuar përkrah jush
.Prandaj, sonte nuk ka gjumë. Ka ethe, ka shpresë, ka besim, në pritje të një vendimi historik.
Faleminderit secilit prej jush që, në atë kohë, vendosi të rreshtohej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ne nuk e patëm moshën dhe as mundësinë të ishim aty atëherë.
Por sot na keni pas vetes.
Në rrethana të tjera, për ta mbrojtur të njëjtën shenjë dhe themelet e këtij shteti që e quajmë atdhe.
Lavdi atyre që ranë për liri. Respekt i përjetshëm për të gjithë ata që luftuan për të”. /Telegrafi/
Foto: Instagram


