Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Gostivarit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, kanë privuar nga liria tre persona lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit.
Të arrestuar janë:
A.A. nga fshati Zdunjë, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së NP “Komunalec” – Gostivar;
V.D. nga fshati Forinë, shef i sektorit “Ujësjellës dhe Kanalizime”;
L.N. nga fshati Vrutok, drejtor teknik i NP “Komunalec” – Gostivar.
Institucionet kompetente po vazhdojnë të ndërmarrin veprime për grumbullimin e provave në kuadër të procedurës paraprake hetimore, ndërsa priten më shumë detaje gjatë ditës.
MPB jep detaje për arrestimet e sotme në Gostivar: Tre persona janë arrestuar lidhur me dyshimet për ndotjen e ujit në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit
1,599
Artikulli i mëparshëm
