MPB me kontrolle të shtuara në trafik gjatë gjithë fundjavës

Nga Xh M
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 guht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në trafik për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, në kuadër të aksionit të koordinuar evropian të Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut – ROADPOL.

Nga 3 deri më 9 gusht 2026, Sektori për Çështje të Trafikut pranë MPB-së po zbaton kontrolle të shtuara për zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.

Nga policia paralajmërojnë se shpejtësia e tepërt është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të rënda me pasoja tragjike. Çdo tejkalim i kufizimit rrit rrezikun e aksidentit dhe zvogëlon mundësinë për reagim në kohë.

MPB u bën apel shoferëve që ta ulin shpejtësinë, ta përshtatin atë me kushtet e rrugës dhe të ngasin me përgjegjësi.

“Qëllimi ynë është i vetëm – çdo person të arrijë i sigurt në destinacionin e tij. Ule shpejtësinë. Shpëto jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër