MPJ thërret ambasadorin bullgar pas deklaratës së ministres Çamova

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë ka paralajmëruar se do ta thërrasë ambasadorin bullgar në vend, Jeliasko Radoukov, në një bisedë zyrtare.

Shkak për këtë reagim diplomatik është deklarata e fundit e shefes së re të diplomacisë bullgare, Vesislava Petrova Çamova, e cila përdori termin “veri-maqedonas”.

Deklarata kontestuese është bërë dje në Bruksel, gjatë një bisede të shkurtër mes Çamovës dhe homologut të saj maqedonas. Pavarësisht protokolleve diplomatike, ministrja bullgare përdori termin e papërshtatshëm, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga pala maqedonase.

artikuj të ndërlidhura