MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Nga R.ZH
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Azir Aliu në emisionin “nPodium” në Ora 24.tv ka folur për rikonstruimin e qeverisë të paralajmëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski tha se janë të gatshëm për këtë temë.

Azir Aliu tha se VLEN-i ka bërë analizë për çdo dikaster dhe se këto janë procedura pastaj administrative në nivel të partisë.

“Kemi pasqyrë të qartë mbi performancën e çdo institucioni. Nuk kisha dashtë të hyjë në detaje, por kemi rezultate. Janë procedura administrative politike në nivel partiak, kemi pasur takime jashtë Shkupit edhe brenda VLEN-it, por si do që të jetë, çdo parti politike serioze duhet të reflektojë mbi situatën se ku është. Jemi të gatshëm për rikonstruimin e qeverisë. Duhet të ulen liderët e partive politike dhe këto janë çështje pastaj institucionale dhe politike duhet të analizohen”, ka thënë Aliu.

Deri sa ministri i Shëndetësisë ka folur për rikonstrumin e qeverisë, shumë komentues në rrjetet sociale i kanë bë apel ministri Azlir Aliu që të tërhiqet ka posti “Ministër i Shëndetësisë”, pasi sipas tyre gjat mandatit të tij, qytetarët janë ballafaquar me shumë probleme në këtë dikaster.

E fundit ishte sot ku nuk shihet ende asnjë zgjidhje për hallin e rreth 50 ish-të punësuarve në Klinikën e Fëmijëve, të cilët prej muajsh kanë mbetur pa paga, pa sigurim shëndetësor dhe tashmë edhe pa kontrata pune. Të revoltuar nga neglizhenca institucionale, ata protestuan sot para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar pagesën e pagave të prapambetura dhe zgjidhjen e statusit të tyre të punës. Samir Nuhiu ish punonjës, tha se përgjigjja negative nga Ministria e Financave ka mbërritur në fund të prillit, me arsyetimin se nuk ka mjete financiare, edhe pse deri atëherë kanë punuar pa ndërprerje. Të punësuarit thonë se nuk do të kthehen në punë pa i marrë fillimisht pagat e papaguara.

“Jemi këtu për të treguar pakënaqësinë tonë që jemi prej muajit janar deri tani pa paga. Javën e kaluar ishim në Ministrinë e Financave, duke protestuar erdh shefja e kabinetit na tha që me problemin e juaj do të merremi intensivisht. Prej të hënën e deri tani nuk kemi asnjë informatë”, tha Samir Nuhiu, ish punonjës për Alsat.

“Spitalet tjera si mund të paguhen? Spitalet tjera i kanë marrë rrogat në dy këste i kanë marrë….3:49 dikush ka vazhduar të punojë, dikush e ka lënë, edhe për momentin ka persona që shkojnë të punojnë”, deklaroi Sedat Bushi, ish punonjës.

Pas deklaratës së Aliut rreth rikonstruimit të qeverisë, disa komentues kanë kërkuar që ministri Azir Aliu të tërhiqet nga posti i ministritë, pasi sipas tyre, është një ndër ministrat më të dshtuar nga VLEN!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër