Shkup, 23 janar – Në kuadër të shënimit të muajit të ngritjes së vetëdijes për kancerin e mitrës, kompetentët shëndetësorë theksuan rëndësinë e preventimit të kancerit të mitrës, me diagnostikim e hershëm, sjelljen e metodave më të avancuara, si dhe imunizimin me HPV vaksinë, që është parandaluese e kancerit të mitrës.
“Të dhënat e fundit nga Instituti i Epidemiologjisë nga periudha 2016 deri në 2023, fatkeqësisht ende kanceri i qafës së mitrës që është preventive, tek ne paraqet problem serioz, sepse në atë periudhë ishin të diagnostikuara 2.263 paciente dhe është shqetësuese edhe që ky kancer u paraqitet pacienteve të reja në moshën 18-vjeçare. Mosha e mesme është 55 vjeç. Shumica nga pacientet e diagnostikuara kanë ndërruar jetë, ndërsa bëhet fjalë për kancer që mund të shërohet.”, – deklaroi drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Irena Papestiev.
“Kjo vaksinë është një nga dy vaksinat që parandalon kancerin, edhe përskaj infeksionit me HPV parandalon edhe zhvillimin e kancerit në qafën e mitrës. Vitin 2025 e shënuam me vaksinën 9 valente, e vendosëm këtë vaksinë edhe për meshkujt, edhe pse deri më tani fokusi ishte vetëm për femrat, tani kemi imunizim edhe për meshkujt. Kohëve të fundit kemi 60 për qind përfshirje të popullsisë me këtë vaksinë, sepse shumë vite nuk kemi arritur të vijmë në këtë përqindje.”, – theksoi koordinatorja nacionale për imunizim, Aleksandra Grozdanova.
“Diagnostikimi i hershëm është me rëndësi të madhe për këtë sëmundje. Fatkeqësisht, sipas statistikës në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë, për dallim nga viti 2024, që kishim vetëm 74 paciente, dhe në vitin 2025 kishim 122, që për herë të parë me këtë diagnozë janë paraqitur në klinikën tonë. 70-80 prej pacienteve paraqiten në fazë të avancuar të sëmundjes, që pastaj është më rëndë të trajtohet sëmundja, si dhe të kenë më shumë harxhime financiare.”, – u shpreh Violeta Klisarovska nga Klinika e Onkologjisë dhe Radioterapisë.
Autoritet shëndetësore, me këtë rast apelojnë te gjinia femërore, që të marrin HPV vaksinën, si dhe të bëhen kontrollet gjinekologjike çdo gjashtë muaj.
