Mucunksi rithekson refuzimin për ndryshime të kushtetutës për bisedimet e anëtarësimit në BE

Nga D. V.
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria e Hristijan Mickoskit është e gatshme për dialog me autoritetet bullgare për t’i dhënë fund ngërçit dypalësh, por aktualisht nuk është e gatshme që të plotësoj kushtin për ndryshime kushtetuese për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, ka përsëritur sot qëndrimin Ministri i Jashtëm timço Mucunski, shkruan Zhurnal.mk.

Mucunski tha sot se Shkupi shpreson që qeveria e ardhshme në Bullgari do të ketë, siç tha ai, “vetëdije se perspektiva evropiane për vendin tonë është e rëndësishme për të gjithë rajonin.”

“Edhe nëse nuk ka një vetëdije të tillë dhe nuk zhvillohet një vetëdije e tillë, kjo nuk do të thotë se po shqyrtojmë ndonjë alternativë, por do të vazhdojmë në rrugën e reformave, do të vazhdojmë në rrugën e pajtueshmërisë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe do të vazhdojmë të ndajmë ato vlera evropiane në të cilat besojnë shumica dërrmuese e qytetarëve tanë. Por nëse pyetja është nëse jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese në këtë kontekst dhe në këtë situatë: ne nuk jemi të gatshëm. Dhe le të mos ketë dilema rreth kësaj çështjeje,” tha ministri në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës (KiE) Alain Berset.

Kryeministrit Hristijan Mickoski refuson që të japin votat në kuvend për të plotësuar kushtin e korrikut të vitit 2022 për të ndryshuar kushtetutën e vendit e futur bashkësinë bullgare në të.
Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër