Mucunski – Berse: Diskutim për reformën dhe standardet evropiane, në fokus sfidat gjeopolitike aktuale

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Në kuadër të Bled Strategic Forum 2026, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berse.

Gjatë takimit, Mucunski konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj parimeve dhe obligimeve që burojnë nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet e tjera juridike relevante. Ai theksoi rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Biseda u përqendrua edhe në agjendën reformuese dhe harmonizimin me standardet evropiane, si dhe në sfidat gjeopolitike aktuale. Vëmendje e veçantë iu kushtua luftës në Ukrainë, mbështetjes dhe solidaritetit me këtë vend, si dhe rolit të rëndësishëm të Këshillit të Evropës në këtë kontekst.

Në takim u shpreh pritshmëria që bashkëpunimi konstruktiv të thellohet më tej, në prag të gjashtëmujorit të ardhshëm kur Maqedonia do të kryesojë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër