ZNAM: Gerasimovski të ndalojë etiketimin e këshilltarëve dhe të tregojë interesin e kujt mbron

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – ZNAM reagoi ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Qendrës, Goran Gjerasimovski, duke i cilësuar si përpjekje për diskreditim të këshilltarëve vetëm pse nuk votojnë sipas pritshmërive të tij.

ZNAM thekson se këshilltarët e saj mbrojnë interesin e qytetarëve të Qendrës, duke mos lejuar që banorët të paguajnë sërish për vendime juridikisht të paqëndrueshme. Ata rikujtojnë se komuna ka paguar mbi 140 milionë denarë në dëmshpërblime.

Në reagim u përmend edhe çështja e rezervuarit të mazutit pranë konviktit studentor “Kuzman Josifovski – Pitu”, për të cilin ZNAM thotë se është jashtë funksioni që nga viti 2024, i zbrazur dhe trajtuar kimikisht. “Nëse kryetari ka ekspertizë që tregon se rezervuari paraqet rrezik, le ta publikojë”, thuhet në kumtesë.

ZNAM akuzon Gjerasimovskin për standarde të dyfishta, duke theksuar se gjatë mandatit të tij janë dhënë mbi njëqind leje ndërtimi, ndërsa paralelisht ai paraqitet si kundërshtar i betonizimit. Ata rikujtojnë se kanë votuar kundër DUP “Barutana”, i cili parashikon ndërtim në shpatet e Vodnos.

“Në vend të teatrit para kamerave, kryetari le të ecë nëpër Qendër dhe të kontrollojë sigurinë e kantierëve aktivë. Më pak teatër, më shumë punë”, – theksojnë nga ZNAM.

Lëvizja përfundon se këshilli nuk është “makineri votuese” e kryetarit dhe se këshilltarët e saj do të vazhdojnë të vendosin në interes të qytetarëve të Qendrës, pa presione dhe pa standarde të dyfishta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër