Mucunski në Katar: Bisedime për linjë direkte Shkup–Doha dhe investime të reja

Nga D. V.
1,130 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e përfundoi vizitën zyrtare në Katar me takime me përfaqësues të dy kompanive të rëndësishme – Qatar Airways dhe Barzan Holdings.

Në bisedimet me drejtuesit e Qatar Airways, një nga kompanitë ajrore më të mëdha në botë, u prezantuan mundësitë për investime në vend, si dhe potencialet për vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore mes Shkupit dhe Dohas.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, bashkëbiseduesit vlerësuan se përmirësimi i lidhjes ajrore do të kontribuonte në zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar, lehtësimin e kontakteve afariste dhe mobilitet më të madh të qytetarëve.

Në takimin me Barzan Holdings u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe teknologjitë e sigurisë, si dhe për shkëmbimin e përvojave në zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Vizita e Mucunskit në Katar është pjesë e aktiviteteve të orientuara drejt tërheqjes së investimeve të huaja, avancimit të eksportit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër