Mucunski pas dy vitesh mandat: Mbi 110 vizita jashtë vendit dhe mbështetje milionëshe nga BE

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mbajti konferencë për shtyp me rastin e dy viteve të mandatit të Ministrisë, ku prezantoi rezultatet kryesore dhe aktivitetet e realizuara në këtë periudhë.

„Në këto dy vite kemi punuar me vizion të qartë, me prioritete të qarta dhe me një qëllim – pozitë më të fortë ndërkombëtare të shtetit, partneritete më të fuqishme dhe përfitime konkrete për qytetarët. Sot mund të themi se kemi ndërtuar diplomaci më aktive, më të hapur dhe më efikase“, theksoi Mucunski.

Ai nënvizoi se politika e jashtme ka mbetur e qëndrueshme mbi tre shtylla strategjike: partneriteti i fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshtatja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi aktiv në NATO.

Mucunski raportoi se janë realizuar mbi 110 vizita pune jashtë vendit, më shumë se 400 takime e mbledhje, prej të cilave mbi 210 bilaterale me liderë, ministra dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota, ndërsa vendi ka pritur mbi 40 liderë dhe përfaqësues evropianë e botërorë.

Në fushën e integrimit evropian, ai rikujtoi nënshkrimin e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe sigurimin e paradhënies nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 65,7 milionë euro përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje, duke e çuar mbështetjen totale për vendin në 142,1 milionë euro – shuma më e lartë në rajon.

Mucunski theksoi gjithashtu se vendi ishte i pari në Evropë që zhvilloi sesion të dialogut strategjik me administratën e re amerikane, duke thelluar partneritetin bilateral. Ai përmendi marrëveshjet e bashkëpunimit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, Hungarinë dhe Kroacinë, si dhe Memorandumin e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në diplomacinë multilaterale, ai veçoi anëtarësimin në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, në ECOSOC, rizgjedhjen në Këshillin Ekzekutiv të OPCW-së dhe mbylljen e procedurës së post-monitorimit në Këshillin e Evropës.

Në përmbyllje, Mucunski theksoi se politika e jashtme duhet të jetë hapësirë e unitetit kombëtar dhe interesit afatgjatë shtetëror:
„Mund të dallojmë në pikëpamjet partiake dhe të debatojmë për politika e qasje, por kur bëhet fjalë për dinjitetin, sigurinë dhe të ardhmen e shtetit, duhet të dimë se ka çështje më të mëdha se çdo qeveri dhe çdo cikël politik. Detyra jonë është e qartë: të ndë

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër