Mucunski përshëndeti aksionin e SHBA në të cilin u kap presidenti venezuelas Maduro

Nga admin
694 e lexuar

Shkup, 3 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka përshëndetur aksionin e autoriteteve amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij.

Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.

“E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski.

Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduro-s.

“Përgjegjësia është e rëndësishme. Ne qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit venezuelas për liri dhe demokraci”, shton Mucunski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër