Mundësitë e investimeve në Kosovë, Konjufca takon përfaqësuesit e CICES nga Franca

nga D V

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), Michael Deboudt,  Jean Réveillon dhe Thomas Culnart, në shoqërim nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Duke i falënderuar mysafirët për vizitën, kryekuvendari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për sinqeritetin e angazhimit dhe rolit të tyre në drejtim të promovimit të imazhit të Kosovës në Francë dhe përtej, për punën në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë franceze, njëherazi edhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis Republikës së Kosovës dhe Francës.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e qasjeve pragmatike dhe të prirura nga vlera të përbashkëta demokratike në një kontekst rajonal, evropian dhe ndërkombëtar shumë sfidues ndaj këtyre vlerave”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.

Tutje, theksohet se përfaqësuesit e C.I.C.E.S. e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e siguruan atë se do të mbeten të angazhuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve në mbështetje të Kosovës dhe në zhvillim të bashkëpunimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More