Mundo Deportivo zbulon prapaskenat: Barcelona refuzoi 90 milionë euro për yllin e skuadrës

Nga D. V.
436 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Arabia Saudite pritet të investojë fuqishëm në afatin e ardhshëm kalimtar dhe tashmë ka të paktën një objektiv të qartë. Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, është në radar të disa klubeve saudite.

Megjithëse nuk bëhen të ditura klubet e interesuara, pritshmëritë janë që ato të paraqesin një ofertë të konsiderueshme për ta bindur brazilianin të transferohet pas Kupës së Botës 2026. Sipas raportimit, ekipet janë të gatshme të hyjnë seriozisht në garë për shërbimet e tij, edhe pse deri tani nuk ka ende një ofertë zyrtare.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar një klub nga liga saudite kishte tentuar ta transferonte Raphinhan në Lindjen e Mesme.

Në atë kohë, Barcelona kishte në tavolinë një ofertë prej afro 90 milionë eurosh, ndërsa lojtarit i ishte propozuar një pagë shumë e lartë. Megjithatë, braziliani vendosi të qëndrojë te katalanasit.

Mbetet të shihet nëse interesimi do të konkretizohet me hapa zyrtarë në muajt në vijim, sidomos me afrimin e një vere që pritet të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve.

Raphinha ndërkohë qysh në vikend mund ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, gjithnjë nëse Barcelona triumfon ndaj Osasunas dhe njëkohësisht Reali lëshon pikë me Espanyolin

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër