Musliu-Shoshi: Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk po e respekton Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi duke u përballur me një kryeministër që nuk e njeh Kushtetutën e këtij vendi”, tha Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21, ka deklaruar se vendimmarrja brenda Lëvizjes Vetëvendosje bëhet nga Albin Kurti, ndërsa për kryetarin e Kuvendit në detyrë, Avni Dehari, tha se nuk është ai që merr vendimet.

Ajo e cilësoi Avni Deharin si “kukull të Albin Kurtit”, duke pretenduar se vendimet nuk merren nga ai.

“Avni Dehari është vetëm një kukull e Albin Kurtit, nuk është personi i cili merr vendime”, u shpreh ajo.

Musliu-Shoshi kritikoi edhe deputetët e Vetëvendosjes, duke thënë se, sipas saj, në gjashtë vitet e fundit nuk kanë dalë kundër vendimeve të Kurtit.

Ajo shtoi se, sipas saj, nuk është hera e parë që Albin Kurti dhe qeveria e tij shkelin Kushtetutën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër