Tiranë, 22 maj Zhurnal.mk – Baki Goxhaj, tashmë erdhi në atdhe. Ai ishte i vetmi shqiptar në flotiljen humanitare të nisur drejt Gazës e përbërë nga rreth 400 njerëz të 50 kombësive të ndryshme për të çuar ndihma në ushqime dhe medikamente.
Por, misioni u ndërpre pasi anija e tyre në ujerat ndërkombëtare të Mesdheut u ndalua nga forcat izraelite.
Ai tregon për Top Channel se për gati 3 ditë përjetoi dhunë: “Qëlluan me armë na detyruan të ndalojmë. Na çuan në një anije burg. Ushtarët na dhunonin në grup. Grushte e shkelma me qyta armësh na poshtëronin na mbanin kokën poshtë”.
Pamjet e aktivistëve të ndaluar nga forcat izraelite bënë xhiron e mediave ndërkombëtare teksa anija ku ata mbaheshin u vizitua nga ministri I brendshëm izraelit Itamar Ben-Gvir.
Baki Goxhaj tregon se e ndodhej në të njëjtin ambient por thotë se izraelitet u kujdesën që dhuna mos kapej në kamera: “Kur kishte civile dhe kamera ishin paqësor. Kur mbeteshim vetëm me ushtare dhunoheshim. Pyetja më e shpeshtë ishte pse shkelët ligjin izraelit”.
Pjesëmarrja në këtë organizim për të cilin ai thotë se u prezantua online dhe u trajnua ka disa qëllime kryesore
Qëllimi kryesor është hapja e një korridori humanitar që është i vështire të arrihet, sepse të pengojnë forcat izraelite dhe qëllimi tjetër është rritja e solidaritetit botëror për çështjen e Palestinës
Një nga arsyet kryesore është ti jap një shuplakë qeverisë tonë e cila është bashkëpunëtore në gjenocide.
Më shumë se 400 aktivistët e flotiljes u deportuan nga Izraeli, mes të cilëve edhe Baki Goxhaj, i cili tha se kontaktoi me ambasadoren shqiptare në Izrael që i dha gjithë mbështetjen dhe më pas me konsullin shqiptar në Stamboll derisa mbërriti paraditen e kësaj të premte në Shqipëri ku iu bashkua bashkëshortes dhe dy djemve të tij.
