Naçkov: Investojmë në arsim dhe zhvillimin e Komunës “Gradsko” çerdhe falas, ushqim dhe bursa për nxënësit më të mirë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka hapur Shkollën Verore të Qendrës së Përbashkët Kërkimore (JRC) të Komisionit Evropian, e cila deri më 18 shtator do të mbahet në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Shkolla ka mbledhur studentë, doktorantë dhe studiues të rinj nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të trajnohen nga ekspertë evropianë për tema që lidhen me cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës, si dhe me tranzicionin e gjelbër dhe digjital.

Janevska tha se kjo nismë është një mundësi për forcimin e kapaciteteve shkencore dhe një dëshmi e gatishmërisë së vendit për të kontribuar në objektivat evropiane.

“Shkenca dhe kërkimi janë në qendër të politikave tona”, theksoi Janevska, duke shtuar se Ministria po investon në laboratorë modernë, inovacion dhe projekte kërkimore.

Sipas saj, gjatë viteve 2025-2026 janë ndarë mbi 6 milionë euro nga buxheti për financimin e projekteve shkencore të universiteteve, instituteve dhe institucioneve të tjera kërkimore.

Bashkëorganizator i Shkollës Verore është Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip, partner rajonal dhe evropian i Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian.
[12:49, 9/14/2026] +389 71 980 171: Naçkov: Investojmë në arsim dhe zhvillimin e Komunës “Gradsko” çerdhe falas, ushqim dhe bursa për nxënësit më të mirë

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Në përfundim të një viti nga mandati im si kryetar komune mund të them se kjo është në fakt e pesta vit në vazhdimësi nga puna jonë e përbashkët – ime dhe e banorëve të Komunës së Gradsko në evidentimin e problemeve të komunës dhe gjetjen e mënyrave për tejkalimin e tyre. Besimi i mandatit të dytë është vetëm konfirmim se këtë e bëjmë me sukses.

Në periudhën e kaluar realizuam projekte konkrete dhe të rëndësishme që sollën ndryshime të dukshme dhe kushte më të mira për jetesë për qytetarët tanë, drejtpërdrejt të orientuara ndaj fëmijëve, të rinjve dhe familjeve, deklaroi kryetari i Gradsko, Kiro Naçkov.

Vazhduam edhe me mbështetjen për familjet, përmes sigurimit të ndihmës financiare njëherëshe për çdo fëmijë të porsalindur të parë dhe të dytë, si mbështetje konkrete në momentet më të rëndësishme për çdo familje.

Vazhdojmë me çerdhen falas, sepse çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta që nga mosha më e hershme. Vazhdojmë edhe me ushqimin falas për nxënësit nga klasa e parë deri e pesta dhe për nxënësit tanë më të suksesshëm vazhdojmë me bursat për më të mirët, si njohje për punën e tyre, dijen dhe rezultatet e arritura dhe si nxitje që të vazhdojnë të zhvillohen dhe të jenë shembull për gjeneratën e tyre.

E për nxënësit tanë më të vegjël, filloristët, edhe këtë vit sigurojmë çanta falas dhe mjete shkollore, që çdo fëmijë ta fillojë arsimin e vet njësoj i përgatitur dhe me buzëqeshje.

Në proces është zgjerimi i objektit shkollor të SHFK “Dame Gruev” për sigurimin e mësimit me një turn dhe përditshmëri më cilësore shkollore.

Kur bëhet fjalë për infrastrukturën, vendosëm theks në përmirësimin e kushteve për jetesë përmes avancimit të rrjetit rrugor, infrastrukturës komunale dhe hapësirës publike në komunë. U rikonstruktua rruga 8 Shtatori (pjesa 1 dhe pjesa 3), u asfaltua edhe pjesa e fundit e rrugës lokale deri te Manastiri Shën Arkangjel Mihail në Dolno Çiçevo dhe u asfaltua dega 16 në fshatin Vinçani. U realizua edhe projekti “Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm” për vendbanimin Gradsko.

Në pjesën e furnizimit me ujë, filluam edhe me shpimin e puseve të reja për ujë të pijshëm në Vinçani dhe Nogaevci, me qëllim të sigurojmë burime shtesë dhe më të sigurta të ujit dhe të kontribuojmë drejt furnizimit afatgjatë dhe stabil me ujë për banorët.

U rinovua edhe parku i automjeteve të NPK “Klepa” me automjet të ri special – cisternë, me çka përmirësohen kushtet për punë dhe mundësohet kryerje më efikase dhe më cilësore e shërbimeve komunale për qytetarët.

I kushtuam vëmendje edhe rregullimit të hapësirave të destinuara për më të vegjlit dhe për pushim e rekreacion. U rregullua oborri i çerdhes me pajisje të sigurta dhe moderne, ndërsa në qendër të Gradsko po rregullohet park i ri me pajisje për fëmijë, dysheme tartan dhe zip‑line. Shtesë, në amfiteatër u vendosën ulëse të reja prej druri, me çka krijojmë hapësira publike më të bukura, më të sigurta dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.

U avancua edhe infrastruktura sportive me vendosjen e portave të reja në stadium dhe montimin e ulëseve të reja në fushën e basketbollit, me çka krijuam kushte më të mira për sport dhe për organizim të ngjarjeve sportive. Kjo u konfirmua edhe përmes realizimit të suksesshëm të turneve në futboll “Stobi KUP Gradsko” dhe turneut 3×3 në basketboll, të cilët tërhoqën numër të madh pjesëmarrësish dhe publiku dhe treguan se investimi në sport jep rezultate konkrete.

Vëmendje të veçantë i kushtuam edhe bashkëqytetarëve tanë nga mosha e tretë, për të cilët siguruam shërbime fizioterapeutike falas, vizita në shtëpi për personat e palëvizshëm, si dhe mbështetje psikologjike falas, me qëllim t’u mundësojmë kujdes më të mirë, mbështetje dhe përditshmëri më cilësore.

E shënuam denjësisht patronin tonë Shën Apostol Pavli, me program të pasur kulturor‑artistik dhe Folkloriadën tradicionale, e cila edhe këtë vit i mblodhi dashamirët e folklorit dhe promovoi traditën tonë, kulturën dhe krijimtarinë e pasur popullore.

Në periudhën që pason vazhdojmë me ndërhyrje të reja infrastrukturore. Për një kohë të shkurtër do të realizohet dega 7 e rrugës “8 Shtatori”, do të rikonstruktohet rruga “Boris Trajkovski” në Gradsko, si dhe një rrugë në Vodovrati.

Paralelisht me këtë, do të fillojmë edhe me rregullimin e fasadave në pjesën qendrore të Gradsko, me qëllim të fitojmë pamje më të rregullt, moderne dhe përfaqësuese të qendrës.

Në këtë rast shpreh falënderim publik për çdo individ që me propozimet, idetë dhe angazhimet e veta kontribuoi që zhvillimi i komunës të ecë në vijë ngritëse, për të gjitha firmat shoqërisht të përgjegjshme që veprojnë në territorin e komunës sonë dhe falënderim më të madh për Qeverinë e RM e cila ka dëgjim për nevojat tona dhe na jep mbështetje të plotë në përpjekjet që Komuna Gradsko të jetë vend i denjë dhe i dëshiruar për jetesë, deklaroi Naçkov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër