Prishtinë, 16 shtator, Zhurnal.mk – Nasim Haradinaj ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe sqarime nga udhëheqësit institucionalë, duke kërkuar që ata të dalin përpara protestuesve dhe të shpjegojnë veprimet e tyre.
Haradinaj tha se qëllimi i protestuesve nuk është të shtyjnë apo të përplasen me askënd, por të marrin përgjigje nga përfaqësuesit që kanë marrë besimin e qytetarëve.
“Se kemi në plan me bo problem këtu. Na i ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari që i kemi dhënë besim të vijnë e të na japin përgjigje se çka po bëjnë. Kurrkush s’e ka në mend me shty askënd”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, kërkesa kryesore e protestuesve është që udhëheqësit të jenë të pranishëm dhe të japin sqarime lidhur me veprimet e tyre.
“Kërkesa e protestuesve është që të vijnë udhëheqësit e të na tregojnë se çka po bëjmë”, është shprehur ai.
Haradinaj gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë llogari nga deputetët për të cilët kanë votuar, duke theksuar përgjegjësinë e përfaqësuesve politikë ndaj votuesve.
“Secili në secilën parti që ka votu, le ta lypë deputetin e vet dhe të kërkon llogari”, ka deklaruar Haradinaj.
