Natë vendimtare në Mynih: Bayern dhe PSG luftojnë për një vend në finalen e madhe

Nga D. V.
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

PSG-ja e ka avantazhin minimal, por kjo gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve po shkon drejt një nate “të çmendur” edhe në Munich. Bayern Munich e pret Paris Saint-Germain sonte (e mërkurë) me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e kthimit, me francezët që udhëheqin me rezultat 5-4 në total pas një spektakli historik në “Parkun e Princave’

Në takimin e parë u shënua një rekord golash për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve – plot nëntë gola gola, me PSG-në që në disa momente dukej se e “mbylli” gjithçka. Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia realizuan nga dy gola, ndërsa Joao Neves kompletoi festën pariziene.

Por Bayern refuzoi të dorëzohej. Golat e Harry Kane, Michael Olise, Dayot Upamecano dhe Luis Diaz e lanë gjithçka hapur, sidomos pas rikthimit të furishëm nga 5-2 në 5-4 brenda pak minutash.

Forma flet për një duel ku të dyja skuadrat kanë arsye për besim. PSG në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc katër fitoresh dhe një humbjeje, ndërsa Bayern vjen me seri perfekte prej pesë fitoreve radhazi. Nëse kësaj i shtohet fakti që bavarezët luajnë para tifozëve të tyre, pritet presion i madh që nga minuta e parë.

Edhe trajneri Vincent Kompany e ka vënë theksin pikërisht te atmosfera dhe pesha e ndeshjes, duke folur për një moment që Bayern dëshiron ta bëjë “të paharrueshëm”. Ai ka insistuar te uniteti i ekipit dhe qetësia në një mbrëmje ku detajet, një vendim në zonë apo një gabim në mbrojtje, mund të vendosin finalistin.

Nga ana tjetër, PSG vjen si kampion në fuqi i garës dhe me një arsenal ofensiv që në ndeshjen e parë e shfaqi pa mëshirë, sidomos në tranzicion.

Kujtojmë se fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet në finalen e madhe të Budapestit me Arsenalin që mbrëmë (e martë) eliminoi Atletico Madridin

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër