Ndahet nga jeta aktori Gjergji Lala

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala.

Aktori vdiq të mërkurën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej kohësh, raporton Euronews.al.

Publiku e kujton Gjergji Lalën veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos, në krah të Timo Fllokos, te filmi “Liri a Vdekje” i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj.

Ndër filmat e tjerë ku ka interpretuar me rolet e tij, veçohen: Tokë e përgjakur (1976), Nusja dhe shtetërrethimi (1978), Liri a Vdekje (1979), Gjurmë në kaltërsi (1981), Në prag të lirisë (1981), Shtëpia jonë e përbashkët (1982), Një emër midis njerëzve (1983), Lumi që nuk shteron.

Gjergji Lala lindi në Lushnjë në vitin 1947 dhe luajti shumë role në teatër dhe kinematografi. Prej vitesh jetonte në Itali, ku edhe u aktivizua vazhdimisht në filma dhe telefilma.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër