Ndahet nga jeta prokurori i njohur strugan, Xhemal Lloga

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 tetor, Zhurnal.mk – Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal Lloga nga Novosella e Strugës.

Lloga për shumë vite ishte pjesë e sistemit të drejtësisë dhe ushtroi detyrën e prokurorit në Strugë, duke lënë pas një periudhë të gjatë angazhimi profesional.

Sipas informacioneve, ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, e enjte, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Novosellë.

artikuj të ndërlidhura