Ndahet nga jeta Tomor Dosti, ish-deputet i Partisë Demokratike

Nga D. V.
385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti, një figurë e njohur e politikës shqiptare dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. Dosti ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Kuvendit.

Në vitin 1991, Tomor Dosti iu bashkua PD-së duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar dhe duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re.

Ai ishte nënkryetar i PD-së në vitet e para, ndërsa u zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996 dhe më 1998 u tërhoq nga politika aktive.

Dosti lindi në Gjirokastër, në vitin 1930 dhe vinte nga një familje me të persekutuar politike. I biri i ish-ministrit Hasan Dosti, pas arratisjes së babait dhe vëllait, ai me vëllezërit dhe motrat, pasi të ëmën ia pushkatuan gjermanët ditën e largimit nga Tirana, u persekutuan.

U arrestua më 1953 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie “për tentativë arratisjeje”. Burgun e vuajti në Burrel mes personaliteteve të Shqipërisë. Pas burgut kaloi kalvarin e internimit familjarisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër