Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – MPB njofton se mbrëmë vonë në orën 23:10, oficerë policie nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB Shkup ndaluan E.K. (46) nga Shkupi.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarësh.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër